Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, po thotë se me ardhjen në pushtet do ta shkarkojë presidentin Hashim Thaçi.
Ai po thotë se është e lehtë shkarkimi i Thaçit, përkundër se nuk jep ndonjë arsyeje të qartë se di do ta bëjë këtë.
“Ai është një individ dhe ai më pas shkarkohet kollaj. Çka ka thënë ai këto dy vitet e fundit besoj që është e lehtë [shkarkimi v.j].
Edhe ai hyn në atë dukurin rroga e vogël fitimi I madh. Pasuria e madhe që e kanë krijuar politikanët duhet të marrë fund”, ka deklaruar ai në Rubikon të KTV-së.
“A mund ta gjeni një vend në Evropë që nuk ndiqet nga një prokuror. Nuk po them që do ta bëjmë në javën e parë, por kuptohet”, ka deklaruar Kurti./Sinjali/