image Kurti thotë se beson në profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Kosovë

Politikë/ Kurti thotë se beson në profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e dinë se cili do të jetë reagimi i qytetarëve dhe aktivistëve të VV-së, nëse aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese do jetë në favor të krijimit të një qeverie të re.

Kurit ka thënë se e pranon çdo aktvendim të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa siç ka thënë ai, nuk është i gatshëm të pranojë shkrime të kësaj gjykate.

“Protesta i bëjnë qytetarët, i bëjnë edhe aktivistët tanë. Nuk e di çfarë do të jetë reagimi qytetar dhe i Vetëvendosjes. Duhet ta lexojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam i gatshëm ta pranoj çdo vendim të gjykatës i cili është interpretim i Kushtetutës por nuk jam i gatshëm të pranoj shkrim të Kushtetutës”, ka deklaruar ai.

Kurti ka theksuar se ai angazhohet për zgjedhje paqësore dhe sipas tij nuk do të ketë destabilizim të vendit.

“Unë mund të them që angazhohem gjithmonë për zgjidhje paqësore dhe metodat ne i kemi paqësore, i kemi të pa dhunshme. Nuk e besoj që do të ketë nevojë për kurrfarë tensionimi apo destabilizimi se përveç tjerash besoj në profesionalizmin, në paanësinë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, paçka se ata ndodhen para një presioni të presidentit. Unë besoj se do ta marrin vendimin e duhur dhe meritor. Protesta mund të ketë për aq shumë gjera, mirëpo nuk besoj se ne duhet te brengosemi se ato do të jenë të dhunshme”, ka thënë ai.