image Kurti: Terroristët që ikën duhet të ekstradohen në Kosovë

Politikë

Kurti: Terroristët që ikën duhet të ekstradohen në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar përsëri sulmin terrorist që ka ndodhur të dielën në Banjskë.

Në mbledhjen e LII të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai ka thënë se terroristët që kanë ikur malit duhet të ekstradohen në Kosovës.

“Ne kërkojmë që ata kanë ikur tinëz malit e që janë strehuar nga Serbia të ekstradohen në Kosovë sa më parë. Gjithashtu organizatat Mbrojta Civile dhe Brigada e veriut tashmë ka provova e argumente të mjaftueshme të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike, partnere dhe aleate, ashtu siç në tashmë bëmë para tre muajsh”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë përgjatë kufirit me Serbinë duhet të shtohen forcat e NATO-së.

“Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-së i një pararendësi tim që nuk lejon FSK të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet dhe për këtë jemi duke e shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatet ndërkombëtarë e ata pranin NATO-s atje”, është shprehur Kurti.

Situata e sigurisë në vend nuk duket të jetë e qetë, ndonëse që nga e diela e javës së kaluar nuk ka tensione në atë pjesë.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjatë kufirit me Kosovën që paraqet një pjesëmarrje të paprecedent të artilerisë serbe, tanke dhe njësi të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimin [e grumbullimit të trupave ushtarake serbe] nuk mund ta them tani”, tha ai.

Dislokimi i trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Për këtë sulm Kosova ka fajësuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përfshirje.

/GazetaSinjali/