image Kurti takon senatorët amerikanë, thekson angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialog me Serbinë

Politikë

Kurti takon senatorët amerikanë, thekson angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialog me Serbinë

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon.

“Sa i përket dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, kryeministri Kurti theksoi angazhimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm të Kosovës në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas ZKM-së, në takimin mes Kurtit dhe senatorëve amerikanë u ritheksuan raportet bilaterale dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Raportet bilaterale dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ritheksuan në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti falënderoi senatorët Shaheen dhe Van Hollen për ndihmën, mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tyre dhe të ShBA-ve për Kosovën. Folën për përparimin e shënuar në sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, demokratizim të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.

Lidhur me takimin është deklaruar edhe vetë kryeministri Kurti, i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është rikonfirmuar lidhja e fortë mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Takimi i shkëlqyer me SHBA-në. @SenatorShaheen   dhe Sen. @ChrisVanHollen, në të cilën rikonfirmuam lidhjen e fortë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Biseduam për progresin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkroi Kurti.

/GazetaSinjali/