image Kurti takon pasdite liderët e partive shqiptare të Luginës

Politikë

Kurti takon pasdite liderët e partive shqiptare të Luginës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, në një përpjekje për bashkimin e tyre në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Sipas burimeve të Dukagjinit, Kurti do të presë në qeveri në ora 18:30 liderët lokalë të Luginës së Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi është arritja e një marrëveshje për hyrjen e të gjitha partive në një listë të përbashkët në zgjedhje.

/GazetaSinjali/