image Kurti takohet me komandantin e FSK-së: Biseduam për gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme

Kosovë

Kurti takohet me komandantin e FSK-së: Biseduam për gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për punën e Komandantit të FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari.

Sipas Kurtit prej kur komanda e FSK-së është marrë nga Jashari, ngritja dhe rritja e saj është e paparë.

Ai gjithashtu ka njoftuar për bisedën që kanë pasur mbrëmjen e djeshme rreth të arriturave të FSK-së, gjendjen dhe sfidat më tutje.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/