Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se diskutuan për bashkëpunimin në fusha të ndryshme në kuadër të raporteve dypalëshe dhe bashkërendimin në arritjen e objektivave të përbashkëta.
“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Guerot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale. Sot u bë lansimi i projektit GENESIS, që synon të mbështesë të rinjtë e vendit tonë që të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë kreative, dhe që gjithashtu forcon bashkëpunimin me Francën, veçanërisht me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme si dhe me Institutin Francez në Kosovë”, përfundon njoftimi.