Kryeministri Kurti e ka quajtur sulm kriminal e terrorist shpërthimin e sotëm në Zubin Potok.
Sipas tij, kjo kishte për synim dëmtimin e infrastrukturës tonë kritike.
Ai tutje tha se një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa rrymë e ujë nëse dëmi nuk riparohet.
“Ne besojmë se sulmi vjen nga bandat e dirigjuar dhe orkestruara nga Serbia, nëse dëmi nuk riparohet rrezikohet që vendi të mbetet pa energji dhe një pjesë e vendit dhe Prishtina pa ujë të pashëm”, tha Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media.
/GazetaSinjali/