Kryeministri Kurti e ka quajtur sulm kriminal e terrorist shpërthimin e sotëm në Zubin Potok.
Sipas tij, kjo kishte për synim dëmtimin e infrastrukurës tonë kritike.
“Padyshim që ishte tentative e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike në vendin tonë”, tha ai.
“Sonte ishte akti më i rëndë… Me mjete shpërthyese u dëmtua kanali kryesore i Ibër-Lepenic, prej nga furnizohet me ujë disa qytete në Kosovë si dhe KEK-u për ftohjen e termocentraleve dhe prodhimin e energjisë eklektike. Një pjesë e kanalit është dëmtuar nga një shpërthim i detonuar, policia tashmë është në vendin e ngjarjes dhe në krye të detyrës. Furnizimi me ujë të pijes është ndërpre përkohësisht”, ka thënë Kurti.