image Kurti - studentëve holandezë: Nuk i preferoj evropianët që janë anti-amerikanë

Politikë

Kurti – studentëve holandezë: Nuk i preferoj evropianët që janë anti-amerikanë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bashkëbisedim online me 20 të rinj nga Amsterdam University College, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka bërë të ditur se këtyre të rinjve u ka thënë se nuk i preferon evropianët anti-amerikanë e as amerikanët anti-evropianë.

Ai njofton se u ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk mund ta zëvendësojnë njëra – tjerën në lidhje me Kosovën.

“Studentët u interesuan të dinë më shumë për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike dhe bisedimet me Serbinë. Unë ju shpjegova që nuk i preferoj evropianët që janë anti-amerikanë e as amerikanët që janë anti-evropianë; se BE dhe ShBA nuk mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën, dhe, për Kosovën, të dyja këto janë të pazëvendësueshme nga kushdo tjetër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Grupi prej 20 studentësh të cilët studiojnë Marrëdhënie Ndërkombëtare, ish-kryeministri thotë se u njoftuan edhe me nisjen e peticionit të LVV-së për zgjedhje dhe rëndësinë që sipas Kurtit kanë zgjedhjet në një vend demokratik, “si shprehje e vullnetit të qytetarëve dhe përtërirjen e legjitimitetit të institucioneve”./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/889775598188992