image Kurti - zyrtarëve publikë: Sinjalizoni, shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione - Sinjali

Kurti – zyrtarëve publikë: Sinjalizoni, shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje zyrtarëve të institucioneve publike që të sinjalizojnë çdo shkelje për të cilën kanë informacione.

Përmes një video-mesazhi të publikuar nga Qeveria në Facebook, Kurti ka thënë se shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione.

Prandaj ai ka bërë thirrje që të raportohen shkeljet ligjore, abuzimet e keqpërdorimet.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin