image Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës solidarizohet me ju

Kosovë

Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në sulmin në Magdeburg: Populli i Kosovës solidarizohet me ju

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg mbrëmjen e së premtes.

Sipas mediave gjermane, numri i viktimave tashmë ka shkuar në 5, teksa mbi 200 persona janë të lënduar.

Kurti përmes një njoftimi në rrjetin social ‘X’ tha se populli i Kosovës solidarizohet me Gjermaninë pas këtij akti.

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar Kurti.

Policia tha se arrestoi 50-vjeçarin nga Arabia Saudite, i cili jeton në Gjermani për gati dy dekada. Policia nuk e përmendi emrin e burrit dhe nuk ishte e qasshme për të komentuar mbi rritjen e raportuar të numrit të vdekjeve.

Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai postoi pikëpamjet ekstremiste në llogarinë e tij personale X që kërcënonin paqen dhe sigurinë.

/GazetaSinjali/