image Kurti shmang komentet për planin 15-pikësh të LDK-së: Ka folur deputeti ynë Artan Abrashi

Politikë

Kurti shmang komentet për planin 15-pikësh të LDK-së: Ka folur deputeti ynë Artan Abrashi

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar shkurt për propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me planin e tij 15-pikësh për formimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Kurti tha se reagimin e tij mbi këtë plan e ka dhënë deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, i cili, sipas tij, flet në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

“Ka folur deputeti ynë Artan Abrashi, i cili flet në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes”, tha Kurti.

Më herët, Artan Abrashi kishte cilësuar planin 15-pikësh të Abdixhikut si “joserioz”, duke e refuzuar atë si një mundësi për zgjidhjen e krizës politike që ka pllakosur vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/