Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot familjen e Arbnor Spahiut në Kamenicë, i cili po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe që nga data 7 qershor.
Në këtë vizitë, Kurtit i janë bashkuar edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Liza Gashi.
Gjatë takimit me familjen, kryeministri i ka informuar për veprimet dhe përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës për lirimin sa më të shpejtë të Arbnor Spahiut.
“Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së për vizitën në Kamenicë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!