image Kurti shkon për ngushëllime te familja e gazetarit: Me mall e nderime për Bajram Sefajn

TV & Radio

Kurti shkon për ngushëllime te familja e gazetarit: Me mall e nderime për Bajram Sefajn

news image

Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj, i cili vdiq të martën në moshën 83 vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti, siç njofton zyra e tij, tha se Sefaj do të kujtohet përherë për punën e tij fisnike si gazetar dhe për krijimtarinë e tij të pasur letrare dhe publicistike.

“Një jetë e plotë që ia ka vlejtur fort. Për veten e tij dhe për neve që e njohëm, i lexuam e do t’i lexojmë përsiatjet dhe përvojat e tij të kthyera në libra për të tjerët. Me mall e nderime për Bajram Sefajn”, shkroi ai në librin e ngushëllimeve.

/GazetaSinjali/