Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka refuzuar të flas për konsultimet lidhur me formimin e qeverisë së re, kur është pyetur nga gazetarët, raporton Gazeta Sinjali.
Ai tha se do të flasë vetëm pasi të jenë shpallur rezultatet përfundimtare dhe të bëhet certifikimi i tyre.
“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi”, potencoi Kurti.
Deklaratën ai e bëri gjatë ditës së hënë, pas pjesëmarrjes në një aktivitet të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.