image Kurti: S’do ketë takime me Vuçiqin gjatë tetorit

Politikë

Kurti: S’do ketë takime me Vuçiqin gjatë tetorit

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk beson se do të ketë shumë shpejt takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Të paktën jo gjatë muajit tetor”, tha Kurti, duke shtuar se para çdo takimi me Vuçiq, do të ketë takim të përfaqësuesve të të dyja qeverive apo të ekipeve negociatore.

Kurti këtë e bëri të ditur sot gjatë konferencës për media me shefin i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nga i cili pranoi Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian.

Sipas Kurtit në këtë raport thuhet se Kosova ka shënuar progres./GazetaSinjali/