image Kurti: Remitancat e diasporës në Kosovë janë mbi 20% të bruto produktit vendor

Prodhime Vendore

Kurti: Remitancat e diasporës në Kosovë janë mbi 20% të bruto produktit vendor

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është viti i parë kur në kanalet zyrtare, diaspora do të dërgojë mbi 1 miliard euro, pa përfshirë këtu paratë kesh që i sjellin me vete.

Kurti, gjithashtu bëri të ditur se remitancat e diasporës në Kosovë janë mbi 20% e bruto produktit vendor.

Kryeministri për mërgatën tha se është e ngjashme me diasporën turke në Gjermani dhe me diasporën irlandeze në Amerikë.

Kurti ka njoftuar afaristët për kushtet, zhvillimin e biznesit në Kosovë dhe planet e  Qeverisë, të cilat janë investimin nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shpejtë ekonomik e social, dhe tolerancës zero ndaj krimit dhe korrupsionit.

Kurti deklaroi se Kosova e ka shkallën e ultë të inflacionit e cila paraqet rrezik të ultë për investitorët, dhe është importuese e madhe e mallrave të Turqisë.

“Kemi një raport diku eksport-import me Turqinë 1 me 40, tha ai, gjersa theksoi rëndësinë e rritjes së eksportit me Turqinë”./GazetaSinjali/