image Kurti publikon konkurs pune, ja çfarë punëtorë po kërkohen

Biznes

Kurti publikon konkurs pune, ja çfarë punëtorë po kërkohen

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka publikuar një konkurs pune për inspektorë të tregut. Kurti, tha se tregut i duhen 27 inspektorë të rinj.

Ai tha se kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbylljen e konkursit.

Postimi i plotë:

KONKURS PËR INSPEKTORË TË TREGUT

Pas konkursit për inspektorë shëndetësorë javën që lëmë pas, tani po e hapim konkursin për 27 inspektorë të rinj të tregut.

15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut.

Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë.

Të gjitha informacionet lidhur me thirrjen dhe aplikimin mund t’i gjeni në vjegëzën më poshtë:

Afati për aplikim: 04.08.2023-11.08.2023

/GazetaSinjali/