image Kurti propozon heqjen e taksës, njoftohet Merkel, pritet aprovimi i Grenellit

Kosovë

Ekskluzive/ Kurti propozon heqjen e taksës, njoftohet Merkel, pritet aprovimi i Grenellit

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka bërë gati propozim-vendimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se me propozim-vendimin e Kurtit është njoftuar edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ndërsa pritet të ketë koordinim edhe me emisarin special të SHBA-së pë dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për të proceduar më tutje.

Sipas propozimit që Kurti kërkon ta fus në rend dite të mbledhjes së qeverisë, do të hiqet tarifa 100% për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Gjithashtu, në propozimin e Kurtit theksohet se deri më 1 prill, qeveria do të nxjerrë vendim për ta vendosur masën e reciprocitetit të plotë për të gjitha çështjet me Serbinë dhe Bosnjen.

LDK-ja ka kërkuar me ngulm heqjen e plotë të taksës, ndërsa ky vendim mund ta evitojë rrëzimin e qeverisë pas paralajmërimit të ngritjes së mocionit të mosbesimit. /Gazeta Sinjali/