image Kurti pritet nga Macron para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike

Politikë

Kurti pritet nga Macron para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti francez, Emmanuel Macron, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Pamjet i ndau vet kryeministri Kurti, ku përmes një postimi në Facebook publikoi momentet e takimit me Macron.

“Para fillimit të Lojërave Olimpike nesër, ishte kënaqësi dhe nder të ulesha mes liderëve botërorë në një darkë të organizuar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Sporti shërben si një kujtesë e fuqishme e pengesave që mund të kapërcehen për të arritur gjëra të mëdha, duke na bashkuar gjithashtu. Kosova është gjithmonë krenare që është pjesë e nismave të tilla”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/