Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Shefi i shtetit të Maqedonisë së Veriut po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë dhe është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia kosovare, Vjosa Osmani.
Në konferencën e përbashkët për media që kanë mbajtur Pendarovski dhe Osmani, presidenti maqedon u shpreh se pret realizim të marrëveshjeve të nënshkruara mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Ai foli edhe për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut e mbështet një marrëveshje reciproke e që nuk e rrezikon sigurinë e shteteve të rajonit.
“Maqedonia e Veriut e mbështet një zgjidhje të përbashkët reciproke që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe që nuk do të rrezikojë sigurinë e shteteve fqinje. Në këtë drejtim e përshëndes edhe marrëveshjen e arritur për tensionet në veri të Kosovës që u arrit me ndërmjetësim të BE-së”, tha ai./GazetaSinjali/