image Kurti pret në takim bizneset: Rinia e ka jetike ta lidh diplomën në shkollë me vendin e punës në ekonomi

Biznes

Kurti pret në takim bizneset: Rinia e ka jetike ta lidh diplomën në shkollë me vendin e punës në ekonomi

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot bizneset e sektorit të plastikës dhe metaleve, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për gatishmërinë dhe kontributin e tyre lidhur me temën të cilën ai e quan vendimtare për transformimin socio-ekonomik të vendit.

“Bashkëbisedimin me bizneset e vazhduam edhe sot. Kësaj radhe me sektorin e plastikës dhe metaleve. Përkrah ministreve Hajdari dhe Nagavci, i falënderova për gatishmërinë dhe kontributin e tyre përnjë temë që është aq e rëndësishme saqë vendimtare për transformimin socio-ekonomik të Kosovës, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie për të gjithë.  Në veçanti për rininë tonë e cila e ka jetike që ta lidhë diplomën në shkollë, me vendin e punës në ekonomi. Arsimi Dual është ura. Arsimin Dual po e bëjmë”, shkroi ai.

Ai më tej bëri me dije se në krahasim me vitin e kaluar, pritet 8-fishim i numrit të nxënësve të përfshirë në programet e mësimit dual.

“Vitin e kaluar i kishim 107 nxënës të përfshirë në programe të mësimit dual, kurse sivjet presim që të kemi së paku 8-fish më shumë nxënës, në gati 6-fish më shumë shkolla, 11-fish më shumë komuna dhe 3-fish më shumë profile”, tha Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid0PZk9CbCVBXeFy5fXiQpMDBJxk9i615Cxz7HQVW9zPnAsXgZ8LyzgnMbYXVBXta2vl?cft[0]=AZUqjErLy66ztIjjk3B12Em5h7WyYi5Z0L_ymdJFgJg4Kk8hOsaKZzOlIGo1wFRJ19kh6sRf432FZphPXRVz2k7NZsi8zlSp-h0R3QD3HXcC2qLPJo-N8UFoc10RByP61ljg2mMxdFjzA3_f8SccRta1KBaCtkG_IS1ZDHO91O85ude9CGjkum-w5Te8e-DG5Ok&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/