image Kurti pranon ofertën e Abdixhikut: Pa dyshim që mund të ketë takim të tillë

Politikë

Kurti pranon ofertën e Abdixhikut: Pa dyshim që mund të ketë takim të tillë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka bërë ofertë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të organizuar një takim të të gjithë liderëve politik dhe për të bërë një unitet në lidhje me çështjen në veri.

Kurti në konferencën për media ka thënë se mund të ketë një takim të tillë.

“Pa dyshim që mund të ketë takim të tillë. Ajo që është e rëndësishme tash, duhet ta mbështesim Policinë e Kosovës. Është çështje politike, por më shumë se çështje politike është çështje e ligjshmërisë”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri tha se “Ftoj të gjithë politikanët që të mbështesin e falënderojnë Policinë e Kosovës, se shteti nuk ndërtohet vetëm me politikanë“.

/GazetaSinjali/