image Kurti: Po mbahen në burgun e Hagës bashkëluftëtarët e Hamzës e Ademit

Politikë

Kurti: Po mbahen në burgun e Hagës bashkëluftëtarët e Hamzës e Ademit

news image

Me rastin e seancës së sotme solemne të mbajtur në Kuvend për Epopenë e UÇK-së kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, ka nderuar heroizmin dhe qëndresën e familjes Jashari në Prekaz.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve në këtë seancë ai ka përmendur edhe bashkëluftëtarët e Hamëz e Adem Jasharit, të cilët janë në Hagë ku ka thënë se “Është e pamundur të mos e përmend që në kohën kur ne kujtojmë njërën prej masakrave të tmerrshme të luftës tonë çlirimtare dhe prej heroizmave më të pashembullt“, shkruan Gazeta Sinjali

Kurti tutje ka thënë se “Në Hagë kemi bashkëluftëtarë të Hamëz e Adem Jasharit që mbahen në burg. Pikërisht për këtë luftë, pikërisht për këtë narrativë që ne e kemi ndërtuar me gjak, ndërsa Serbia kërkon ta rindërtojë me gënjeshtra”.

Theksojmë se prezent në seancë ishte edhe Rifat Jasahri, presidentja Vjosa Osmani, dhe shumë figura të tjera publike.

/Gazeta Sinjali/