image Kurti përshkruan Qeverinë e tij: Të brengosur shpesh, të frikësuar asnjëherë

Politikë

Kurti përshkruan Qeverinë e tij: Të brengosur shpesh, të frikësuar asnjëherë

news image

Kryeministri Albin Kurti tha se është “non-stop” në komunikim me ndërkombëtarët. Në një konferencë për media, shefi i Qeverisë tha se janë të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë “të mos e komprometojmë”.

Me pak fjalë, Kurti e përshkroi sjelljen e Qeverisë së udhëhequr nga ai.

“Me pak fjalë, sjellja jonë është kështu: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, tha kryeministri.

Kurti tha se nuk ndodh që Kosova “të prishet” me Amerikën.

/GazetaSinjali/