image Kurti: Përmes punës së dorës, gratë po fuqizohen ekonomikisht

Art & Dizajn

Kurti: Përmes punës së dorës, gratë po fuqizohen ekonomikisht

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar ekspozitën e Shoqatës së grave, “Orkide” në Prizren. Nga atje, kreu i Qeverisë ka dhënë mesazh që të ruhet trashëgimia kulturore duke u ndërthurur me modernen, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai shtoi se përmes punës së dorë, gratë dhe vajzat po fuqizohen ekonomikisht.

“Nëpërmjet punës së dorës, përmes shoqatës “Orkide”, gratë dhe vajzat po fitojnë shkathtësi të reja dhe po fuqizohen ekonomikisht. Mikpritje na dhuroi kryetarja e shoqatës, Sevgi Kervan”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Ekspozitë e shoqatës së grave “Orkide”

Artizanatet, përmes rikrijimit të veprave artistike, kombinuar me teknika bashkëkohore, kontribojnë në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të pasur kulturore. Nëpërmjet punës së dorës, përmes shoqatës “Orkide”, gratë dhe vajzat po fitojnë shkathtësi të reja dhe po fuqizohen ekonomikisht. Mikpritje na dhuroi kryetarja e shoqatës, Sevgi Kervan.

Qëllimi i kësaj ekspozite është të mos harrohen e as humbasin artizanatet e Prizrenit, që të mbajmë gjallë trashëgiminë drejt ardhmërisë, duke bashkëjetuar me modernen.

/GazetaSinjali/