image Kurti përgjigjet në pyetjen e Haradinajt se pse u mbajt konferencë kur ai doli nga burgu i Serbisë

Kurti përgjigjet në pyetjen e Haradinajt se pse u mbajt konferencë kur ai doli nga burgu i Serbisë

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur pyetjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj se si ka mundësi që Kurti mbajti konferencë kur doli nga burgu i Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti tha se këtë e ka dëgjuar edhe më parë tek presidenti e që po vazhdojnë edhe të tjerët.

“Aty ka pas shumë të burgosur dhe s’ka pas të privilegjuar më së paku unë, pasi të gjithë ne jemi maltretuar në kazamatet e Serbisë, e kur vinte puna tek unë dyfishohej për shkak të rolit tim aktiv. Unë këtë e kam dëgju nga presidenti e po vazhdon tek të tjerat”, u shpreh Kurti.

Këtë pyetje i pari i Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës e shtroi mbrëmë në KlanKosova.

“Qasja majtiste e Kurtit është pro-sllave. I vetmi zotëri Kurti ka dhënë intervistë nga burgu në Serbi. Ai ka mundur të përfaqësojë UÇK-në nga Prishtina. I kanë rrah shumë figura, e kanë mbytur Fehmi Aganin pa qenë UÇK. Pse me marrë zëdhënësin e UÇK-së edhe me dalë në intervistë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

“Pra, edhe këshilltar i tij i ka fyer vlerat e luftës. A del ndonjë këshilltar i Angela Merkelit të flasë në emër personal të tij? A ka mundur që Adem Demaçi të japë intervistë në burg, a ka mundur të japë intervistë Ukshin Hoti? Cili nga armiqtë e Serbisë ka dhënë intervistë? Intervista mund të jetë edhe rastësi, por si ka mundësi të i ndodhë atij që ashtu të dalë edhe të japë intervistë”, tha ai./Gazeta Sinjali/