Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është pyetur për ish-presidentin amerikan Donald Trump, me administratën e së cilit Kurti kishte mospajtime të thella.
Kurti tha se republikanët kanë një kandidat të pazakontë, por ai ka theksuar se vërejtja kryesore e Trump për vendet e NATO-s ka qenë që të investojnë në siguri së paku 2% të GDP-së.
Ai tha se Kosova e ka mbërritur këtë kuotë, përkundër se nuk është vend i NATO-s.
“Pa dyshim që kemi një situatë në të cilën Partia Republikane në SHBA ka një kandidat të pazakonshëm. Trump në raport me NATO-n ka pasur vërejtjen kryesore që shtetet anëtare do të duhej ta arrinin kuotën 2% të GDP për sigurinë. Kosovën është në anën e ndritshme sepse e kemi mbërritur këtë kuotë”, ka thënë Kurti.