image Kurti për shtyrjen e vendimit në Hagë: Ne kemi nevojë për gjykata normale, jo speciale - besojmë në pafajësi

Politikë

Kurti për shtyrjen e vendimit në Hagë: Ne kemi nevojë për gjykata normale, jo speciale – besojmë në pafajësi

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e Speciales për shtyrjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik në rastin e krerëve të UÇK-ë.

Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale.

“Sa i përket vendimit të Speciales që të shtyhet për dy muaj nëse s’gaboj vendimi i tyre ne e morëm vesh sikurse gjithë ju për shkak se Qeveria nuk ka qasje ne dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Speciale e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë. Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale”, ka thënë Kurti për EO.

“Lufta e UÇK-së ishte dhe gjithmonë do të kujtohet dhe mësohet në histori si luftë e drejtë e cila ishte kundër një okupatori, armiku që kishte projekt gjenocidal kundër popullit tonë… Në vend se të kemi gjykata normale kemi një gjykatë speciale e cila i vonon vendimet. Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe pafajësinë e krerëve të UÇK-së”, ka shtuar Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/