image Kurti për pikën 7 të marrëveshjes: Nuk është vetëqeverisje, por vetëmenaxhim

Politikë

Kurti për pikën 7 të marrëveshjes: Nuk është vetëqeverisje, por vetëmenaxhim

news image

Pas rreth 10 orësh diskutime në tavolinën e negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueseve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas përfundimit të takimit, ku ka bërë të ditur se pala serbe sërish po i ikë nënshkrimit dhe e pranoi atë që e tha kryediplomati evropian se do të nisnin me urgjencë bisedimet për zbatimin e nenit 7.

 “Nuk është vetëqeverisje, është vetëmenaxhim. Unë jam kryeministër i qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie. Në këtë aspekt ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të pakicës serbe dhe ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim duke e ditur që propozimi i presidentit Ahtisaari iu ka krijuar mundësi që edhe t’i kërkojnë të drejtat edhe t’i realizojnë liritë e tyre…”

/GazetaSinjali/