Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka për herë të parë mbi 400 mijë vende të punës të regjistruara si punëtore aktive, duke e quajtur këtë një tregues të suksesit të politikave të qeverisë së tij për ekonominë dhe punësimin.
Sipas kryeministrit, ky është një matës që tregon se politikat e Qeverisë Kurti 2 kanë qenë të suksesshme.
Ai megjithatë nuk ka treguar në këtë postim se me cilat politika e ka ndikuar një gjë të tillë dhe në çfarë mënyre saktësisht.
“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrëse të suksesshme në fuqinë punëtore”, ka shkruar Kurti në Twitter.