Kryeministri Albin Kurti në intervistën që e ka zhvilluar për gazetën italiane “La Repubblica”, ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
Kurti në këtë intervistë ka thënë se është e pabesueshme se si politikanë të lartë që luftuan për liri tani po mbahen në burg.
“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri”.
Ai tha se ndërsa kjo ndodh, Vuçiqi, ministër i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunon ngusht me Putinin.
“Është një nga paradokset evropiane”, ka deklaruar Kurti.