Kryeministri Albin Kurti është takuar me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa.
Takimi ka ndodh në Bruksel, ndërsa Costa sonte ka qenë edhe nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor.
“…vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket”.
Shkrimi i plotë i Kurtit:
Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me Presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor.
Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së. Duke e uruar për detyrën e re dhe suksese të shumta gjatë angazhimit të tij, i ofrova bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, gjersa vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket.