image Kurti pas takimit me Abdixhikun dhe Osmanin: Nuk ka diçka konkrete

Politikë

Kurti pas takimit me Abdixhikun dhe Osmanin: Nuk ka diçka konkrete

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar si konstruktiv takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani.

Kurti ka thënë se nga takimi nuk ka dalë diçka konkrete, por ka paralajmëruar vazhdimin e diskutimeve, duke e cilësuar procesin si një “ndërmarrje të madhe e të gjerë”.

“Kemi diskutuar edhe për Qeverinë, edhe për Kuvendin, kemi diskutuar edhe për presidentin”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që të mos ketë zgjedhje të reja.

“Ne jemi të interesuar që të mos ketë zgjedhje”, shtoi kryetari i VV-së.

Sipas Kurtit, Kushtetuta kërkon që presidenti të jetë shprehje e vullnetit të popullit dhe për këtë çështje, sipas tij, duhet të ketë konsensus.

“Duhet të jemi konsensualë”, tha Kurti, duke shtuar se arritja e numrit prej 80 deputetësh është vështirë e realizueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/