Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet e sotme, duke bërë thirrje për ruajtjen e integritetit të procesit gjatë fazës së numërimit të votave.
Përmes një postimi, Kurti tha se vullneti i qytetarëve tashmë ndodhet brenda kutive të votimit dhe se mbrojtja e tij është thelbësore për legjitimitetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.
Ai u është drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve, duke theksuar se mbi ta bie një përgjegjësi e rëndësishme institucionale në këtë fazë të zgjedhjeve.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”, ka shkruar Kurti.
Në fund, ai ka falënderuar komisionerët dhe vëzhguesit për angazhimin e tyre, duke u uruar punë të mbarë në numërimin e çdo vote.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!