image Kurti pas fitores së Kosovës: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme

Futboll

Kurti pas fitores së Kosovës: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme

news image

Kosova ka fituar sonte 3:0 kundër Qirpos, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Pas lojës ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se kjo ndeshje “na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë”.

Reagimi i plotë:

Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.

Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!

/GazetaSinjali/