image Kurti para Escobarit e Lajçakut: Jemi të vendosur që integriteti dhe sovraniteti të mbesin të pacenuara

Politikë

Kurti para Escobarit e Lajçakut: Jemi të vendosur që integriteti dhe sovraniteti të mbesin të pacenuara

news image

Kryeministri, Albin Kurti, është shfaqur në një konferencë për media së bashku me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, pas takimit që e patën.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e vendosur që integriteti territorial të mbetet i paprekshëm.

Kurti këto deklarime i bëri pas takimit që pati me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,

Ai tha e mbështet procesin e dialogut, që sipas tij duhet të jetë parimor.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet procesin parimorë në Bruksel. Ne jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti, kushtetutshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo e ndokujt. Unë jam kryeministër i qytetarëve pa dallim prandaj jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Ne dëshirojmë ndihmën e BE-së. Fondet dhe vlerat evropiane ne i shohim të pashkëputshme ndaj njëra tjetrës”./GazetaSinjali/