Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, liroi nga detyra e këshilltarit të tij politik, Shkëlzen Gashi, pas deklaratave që ky i fundit i bëri lidhur me pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, Kurti ende nuk është distancuar nga deklaratat e Gashit.
Madje, në njoftimin për lirimin e Gashit nga detyra e këshilltarit të tij, kryeministri në detyrë ka thënë se ka shumë gjëra për të cilat pajtohen në të tashmen dhe se e çmon për mendimin kritik.
Por, në asnjë rast nuk u distacua nga deklaratat e Gashit se “pjesëtarë të armatosur të Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës kanë kryer krime mbi civilët serbë”.
Si arsyetim për lirimin e tij nga detyra, Kurti tha se janë deklaratat e tij të cilat ” patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë”./Gazeta Sinjali/