image Kurti njofton për shkarkimet e reja në ujësjellësin rajonal ‘Prishtina’

Kurti njofton për shkarkimet e reja në ujësjellësin rajonal ‘Prishtina’

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës njofton se sot është mbajtur mbeldhje e jashtëzkonshme nga bordi i përkohshëm i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Aty është vendosur të shkarkohet zv.shefi ekzekutiv, zyrtari kryesor financiar dhe është kthyer në pozitën e mëparshme ushtruesi i kryeshefit ekzekutiv që është si drejtor për konsumatorët.

“Nuk është shkarkuar auditori i brendshëm që kishte kryer punën e tij me profesionalizëm dhe përpikmëri”, tha Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se vendimet janë marrë në pëputhje me ligjin për ndërmarrjet publike me qëllim të ndaljes së degradimit dhe ruajtjes së parasë publike të qytetarëve.

“Bordi i përkohshëm është detyruar të marrë masa të shpejta pasi ujësjllësi “Prishtina” në tri vitet e fundit kishte pësuar rrënim. Kompania kishte pësuar humbje prej 751 mijë euro në vitin 2018, kishte marrë opinion të keq të auditorit të jashtëm…Edhe pse operonte me humbje, menaxhmenti kishte paguar bonuse për punëtorët në shumën prej 110 mijë eurosh”, tha Kurti ndër të tjera. /Gazeta Sinjali/