image Kurti: Nesër hapen kafiteritë, restorantet e qendrat tregtare

Biznes

Kurti: Nesër hapen kafiteritë, restorantet e qendrat tregtare

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se nesër do të hapen kafiteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare në vend.

“E kemi shfuqizuar pikën 6 të vendimit të 13 marsit me të cilin u mbyllën kafiteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare. Pra, këto të njejtat tash hapen. Nga dita e nesërme kafiteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare hapen”, tha Kurti në konferencë për media.

Këto veprimtari ishin ndaluar që nga 13 marsi me vendim të qeverisë, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit./Gazeta Sinjali/