image Kurti: Nëse dikush priste që të bëhesha kryeministër dhe të mos luftoja krimin në veri, s'më paska njohur

Politikë

Kurti: Nëse dikush priste që të bëhesha kryeministër dhe të mos luftoja krimin në veri, s’më paska njohur

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “është e rëndësishme që bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BE-së dhe Serbisë të mos vijë në kurriz të demokracisë në vend apo të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne llogarisim që Franca dhe Gjermania t’ia bëjnë të qartë Beogradit se bashkëpunimi ekonomik nuk do të thotë të japësh një çek të bardhë për të shkelur të drejtat e njeriut, për të ngacmuar fqinjët dhe për të manipuluar zgjedhjet”.

“Unë po luftoj krimin që rrënon zonat veriore të Serbisë dhe tashmë kemi mbyllur 18 rrugë ilegale nga Kosova për në Serbi”, shpjegoi Kurti në një intervistë për Euractiv.

“Nëse dikush priste që unë të bëhesha kryeministër dhe që ato rrugë të paligjshme do të vazhdonin, atëherë ata nuk më njihnin vërtet”, citohet të ketë thënë Kurti.

/GazetaSinjali/