image Kurti në takim virtual me mërgimtarë

Kosovë

Kurti në takim virtual me mërgimtarë

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur “Ditën e Mërgatës”, por kësaj radhe në pamundësi të takojë fizikisht, për shkak të pandemisë Covid-19, takimet po realizohen online.

Kjo parti përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, kanë zhvilluar një sërë takimesh virtuale me mërgatën, me ç’rast i kanë njoftuar mbi historikun, aktivitetin, por edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

“Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! informoi bashkëbiseduesit nga mërgata për situatën politike në vend, për 100 ditëshin e qeverisë së mirë, për rëndësinë dhe mbështetjen e madhe për peticionin ”Duam Zgjedhje!” si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale e hapat e mëtutjeshëm të organizimit tonë në mërgatë dhe në Kosovë”, thuhet ndër të tjerash në këtë njoftim. /Gazeta Sinjali/