image Kurti në Berlin: NATO-ja dhe KiE, shtyllat e paqes demokratike në Evropë

Politikë

Kurti në Berlin: NATO-ja dhe KiE, shtyllat e paqes demokratike në Evropë

news image

Për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës ,Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman.

Në fjalën e tij, Kurti rikujtoi se 75 vjet më parë, në prill të vitit 1949, u krijuan dy institucione që kanë transformuar historinë evropiane: NATO dhe Këshilli i Evropës, të cilat i cilësoi si shtyllat e paqes demokratike në Evropë.

Ai theksoi faktin se vendi ynë aspiron dhe punon për anëtarësimin në NATO e Bashkimin Evropian.

“75 vjet nga krijimi i Këshillit të Evropës, 25 vjet që kur NATO, përfshirë Gjermaninë, shkoi në luftë për të mbrojtur dhe shpëtuar qytetarët e Kosovës nga tmerret e masakrave, vrasjeve, përdhunimeve dhe dëbimeve masive. 2024 është viti i duhur që demokracia e fundit në Evropë që nuk është ende anëtare e Këshillit të Evropës t’i bashkohet asaj”, ka deklaruar Kurti.

/GazetaSinjali/