image Kurti në Athinë këmbëngul në Procesin e Berlinit: BE duhet të drejtojë mekanizmat e tij - Sinjali

Kurti në Athinë këmbëngul në Procesin e Berlinit: BE duhet të drejtojë mekanizmat e tij

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në Tryezën e 26-të Vjetore të Economist në Athinë ka folur për Procesin e Berlinit.

Në një mesazh drejtuar edhe nismës së Ballkanit të Hapur, Kurti ka thënë se Procesi i Berlinit mund të sjellë “valën” që do të grinte të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor. Ai shton se BE do të duhej të drejtonte mekanizmat dhe vlerat e tij.

“Procesi i Berlinit mund të sjellë një valë që do të ngrinte të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor, me Bashkimin Evropian që drejtonte vlerat dhe mekanizmat e tij. E theksova këtë në panelin e Tryezës së 26-të Vjetore të Economist në Athinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin