image Kurti mohon të ketë thënë që do të hapen arkivat e UÇK-së

Politikë

Kurti mohon të ketë thënë që do të hapen arkivat e UÇK-së

news image

Pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media është pyetur prapë për punën e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Keni thënë që do të hapni arkivat e UÇK’së. Por nga Agjencia e Arkivave kanë thënë që s’ka…”, u pyet Kurti nga gazetarja.

Por kryeministri Kurti ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë.

 Ai është shprehur se shteti i Kosovës ka qenë në vazhdimësi nën mbikëqyrje dhe shtet transparent.

Përderisa ka shtuar se kur flitet për hapje të arkivave, bëhet fjalë për hapjen e arkivave të Beogradit meqë siç thotë kryeministri, Serbia asnjëherë s’ka qenë proktektorat apo nën administrim ndërkombëtar siç ka qenë Kosova.

Kush ka thënë që janë hapë arkivat e UÇK ‘së. Nuk kam thënë unë ashtu. Çfarëdo që ka pasë UÇK ‘ja është në arkivin e shtetit të Kosovës. Shtet më të mbikëqyrur se Kosova nuk ka. Njëherë kishim UNMIK-un, pastaj EULEX-in, dhe tërë kohën, e sot e kësaj dite KFOR-in. Vend më transparent se Kosova s’ka. Kur themi që duhet të hapen arkivat, realisht arkivat duhet të hapen në Beograd. Sepse Serbia nuk kishte protektorat dhe administrim ndërkombëtar siç kishte Kosova. Edhe një herë po e theksoj, është detyrë e shqiptarit që të bëjë trysni mbi Serbinë e jo mbi Kosovën”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Lidhur me këtë çështje kryeministri Kurti ka folur edhe dje në media, duke lënë të nënkuptohet se është pro hapjes së arkivave të Kosovës për UÇK-në, meqë kishte deklaruar se “s’kemi çfarë fshehim”.

“Ne i kemi arkivat e shtetit tonë të cilat i përfshijnë ato gjatë luftës të UÇK-së dhe ne jeni shumë transparentë, mirëpo neve na duhet ta zbardhim fatin e të të pagjeturve, e për këtë ne duhet të hapim arkivat në Beograd sepse vrasjet e varrosjet e masakrave e më pastaj zhvarrosjet nuk janë bërë nga qytetarët serb, por nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuara, e që janë në arkivat e Serbisë që duhet të hapen një orë e më parë”, tha ai.

Në lidhje me çështjen e arkivave ka pasur shumë reagime në vend ku partitë opozitare e kanë cilësuar si lëvizje të gabuar të Kosovës në negociatat me Serbinë. /GazetaSinjali/