image Kurti: Mirëpres vendimin e rëndësishëm dhe të vonuar të BE-së për liberalizimin e vizave
[wp-story id="814678"]

Politikë

Kurti: Mirëpres vendimin e rëndësishëm dhe të vonuar të BE-së për liberalizimin e vizave

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët kanё miratuar mandatin negociues të Këshillit tё BE-sё për një rregullore për udhëtimin pa viza për Kosovën.

“Unë e mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për liberalizimin e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Faleminderit për presidencën çeke dhe të shohim përpara deri në finalizimin e këtij procesi.”, ka shkruar Kurti në Twitter.

tw

Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord sot për mandatin negociues të Këshillit Evropian për një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian, raporton Gazeta Sinjali.

Në bazë të këtij mandati, presidenca çeke do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian. Lajmin e ka konfirmar Jan Lipavský, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke.

“Sot kemi marrë një hap të rëndësishëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian që shpejt këtë premtim ta bëjmë realitet. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjeljet e Kosovës për të forcuar kufirin e vet, menaxhimi i migrimit dhe siguria, dhe ne i besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm se do të rritet në të ardhmen”, deklaroi Lipavsky në një komunikatë për media të publikuar të mërkurën në uebfaqen e Këshillit Evropian.

Projektrregullat do t’u mundësonin mbajtësve të pasaportës së Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. 

/GazetaSinjali/