Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Kosovës ndaj Zvicrës, pas ndeshjes në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ai ka thënë se mes shqiptarëve të Zvicrës dhe atyre të Kosovës nuk mund të ketë humbës, teksa i falenderoi lojtarët për rezultatin duke shtuar se ende besojnë në kualifikim.
“Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari. Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, ka shkruar Kurti.