image Kurti: Më ngjanë që të gjithë ne të gjallët jemi fëmijë të Adem Jasharit

Sociale

Kurti: Më ngjanë që të gjithë ne të gjallët jemi fëmijë të Adem Jasharit

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në akademinë përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së, tha se shpeshherë i ngjanë që të gjithë të gjallët sot, janë fëmijë të kryekomandantit Adem Jashari.

Kurti, më tej ka kërkuar falje për lëshimin që e bëri dje ku tha se Besarta Jashari është vajza e kryekomandantit Adem Jashari.

“Fillimisht më lejoni t’u kërkojë falje që në tekstin e fjalimit të djeshëm në Kuvendin e Republikës më është përvjedhur një gabim dhe kam thënë që Besarta është vajza e kryekomandantit Adem Jashari në vend se të them se Hamzë Jasharit”, është shprehur Kurti.

/GazetaSinjali/