Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në akademinë përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së, tha se shpeshherë i ngjanë që të gjithë të gjallët sot, janë fëmijë të kryekomandantit Adem Jashari.
Kurti, më tej ka kërkuar falje për lëshimin që e bëri dje ku tha se Besarta Jashari është vajza e kryekomandantit Adem Jashari.
“Fillimisht më lejoni t’u kërkojë falje që në tekstin e fjalimit të djeshëm në Kuvendin e Republikës më është përvjedhur një gabim dhe kam thënë që Besarta është vajza e kryekomandantit Adem Jashari në vend se të them se Hamzë Jasharit”, është shprehur Kurti.